Friday, February 3, 2012

Përtaci

Një njeri përtac,
s’punonte aspak
Puna më e vogël
i bëhej farmak.

Një herë s’kish ushqim,
Bukë si jepte tjetër,
pra shkoi të ulet
tek një dardhë e vjetër

Dardha kishte kokërra
të mëdha kërcak,
të ëmbëla sheqer,
pjekur për merak.

Por përtaci ishte
njeri për cutdi,
përtoi t’i shkundte,
në hije u shtri.

Hoqi dhe kapelen,
pranë vetes e la
- Bini këtu brënda,
o ju dardha - tha.

Priste kokrra dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja,
thirri fortë përtaci
- Obobo ç’hata !

6 comments:

  1. arta
    desha me ta lan ni koment marre duhet me te ardh akund ske qit poezi apo tregim per pavarsin e kosoves na qysh e dojm shqiperin

    ReplyDelete
  2. edhe pse nuk dita ku me ta lan ni koment ta lash ktu te lutem pergjigjmu per zotin

    ReplyDelete
  3. Qenka e mir por ne fund nuk kuptova O.o

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kur nje dardhe e madhe u shkeput nga maja
      Dhe pertacit tonë mu në kokë i ra
      Thirri fort pertaci obobo ç'hata

      Delete
  4. E keni harruar nje pjese ne fund

    ...priste kokrra dardhe,
    nga deget e saja.
    kur nje dardhe e madhe,
    u shkeput nga maja.

    dhe pertacit tone,
    ne hunde i ra.
    thirri fort pertaci,
    obobo c'hata

    ReplyDelete
  5. Blogu shume i mire por nuk e kuptoj se pse nuk shkruani me dhe pse nuk e mirembani.
    Sidoqoft paska gjera interesante ketu :)

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.