Thursday, April 21, 2011

SYTË E KALTËR



Sytë e kaltër
që kam unë
e gëzojnë
babin shumë,

kur në dhomë
hyn çaplehtë,
pas peshkimit
nëpër det.

Ç’gjë të bukur
kam në sy?
Babi detin
sheh aty.


Nga libri “Libri i Dëshirave”
FERDINAND LAHOLLI
Përgatiti Hiqmet Meçaj


1 comment:

  1. ju pelqejne syt e kaltert por edhe mua me pelqejne syte e kalter se i kam syt e kaltert

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.