Saturday, November 20, 2010

Ç'u mbush mali me dëborë



Ç'u mbush mali me dëborë,
Ç'u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë,
Plot me krushq e me dasmorë:
S'janë krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë-e Malësorë,
Janë Toskë-e Malësorë,
Me flamur' të kuq në dorë,
Si dhëndurë me kurorë.


Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë,
Shqipëtarët gunë-bardhë.
Seç na ardhë palë-palë,
Duke rrotulluar male
Kush me këmb' e kush me kalë,
Kush me shpejt, kush më ngadalë:
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mu në Vlorë,
Mu në Vlorën e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë


Ç'ka që çan rrufeja retë?
Vjen 'Smaili trim me fletë,
Fluturon posi shigjetë.
Thonë, vjen përdrejt në Vlorë,
Me flamur të kuq në dorë,
Me flamurin e lirisë,
N'atë thelb të Shqipërisë:
Thonë, është vet-i-tretë,
Thonë, është vet-i-tetë,
Thonë, vet-i-njëstetetë-
Rrofsh moj Shqipëri përjetë !!

Këngë e vjetër.
Other albanian paintings: here

10 comments:

  1. sa here e degjoj kete poezi me bene pershtypje dhe me shum ta dua shqiperine

    ReplyDelete
  2. kjo poerzi eshte per mrekulli ju lumtee

    ReplyDelete
  3. per mrekulli eshte kjo poezi kete poezi e dua shummmmmmmmmm eshte e mrekullushme

    ReplyDelete
  4. te dua atdheu im kosova shqiperi ca kufinj qe na ndajn se nje gjuh e flasim tan

    ReplyDelete
  5. rina, mimoza, marinela,

    edhe une mbushem plot me emocione kur lexoj kete kenge te vjeter, shume here nuk e perfundoj dot nga lotet ne sy,

    ju pershendes

    ReplyDelete
  6. te pershendes nga zemra arta edhe une nuk i nal lotet sa her e degjojj te pershendes

    ReplyDelete
  7. ti arta je nga kosova apo nga shqiperia

    ReplyDelete
  8. rina,

    une gjithmone kam menduar se kosova dhe shqiperia jane nje...

    ReplyDelete
  9. po e vertet kosova dhe shqiperia jan njee

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.