Monday, September 20, 2010

Luleborë



Tuj shëtitur n`mal e n`kodër,
tuj prek lulet t`gjith me dorë,
veç n`nji kopsht ma t`bukurin n`Shkodër,
ty të gjeta luleborë.

Je e vogël por e plotë,
ty t`kërkoj un tash sa mot,
tash sa mot un ty t`kërkoj,
veç me ty jetën ta çoj,

Eja, eja luleborë,
se me ty do thurr kuror'.
Eja, eja luleborë,
se me ty do thurr kuror'.

Pash ma t`bukrën stinë t`pranverës,
pash ma t`bukrin trandofil,
mos t'ja falesh kujt njat' erën,
se per mu vetëm ke çil.



6 comments:

  1. Eshte absolutisht e mrekullueshme te lexosh vargjet e kesaj kenge. Urime te perzemerta per kete blog. Mgjth, jo prin akoma vete, perseri u kenaqa duke lexuar te gjitha vjershat e femijerise. Sot doja te kujtoja kengen e shiut...edhe e gjeta kete me ne fund!:)

    ReplyDelete
  2. DC,

    gezohem shume, shume qe u kenaqe,
    te falenderoj per fjalet e mira,

    ReplyDelete
  3. te dua kenga ime qe gjithmon te kam lypur po tash te gjeta

    ReplyDelete
  4. oh kenga imeee sa e kam lypur kete keng oh sa shum te duaaaaaaaaaa o kenga ime

    ReplyDelete
  5. suhejla, fjolla,

    ju falenderoj nga zemra, dhe ju pershendes me dashuri,

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.