Tuesday, April 14, 2009

NGJYRAT


Lakuriqi i verbër,
i pyllit të gjelbër,
dhe ketri i kuq,
ranë në pellg pëlltuq!


Korbi i zi,
këndon mbi selvi,
kra kra kra kra...
kri kri kri...

Pranë detit të kaltër,
furgoni bardhë e gri,
po sjell akullore,
pip pip pip tek ti...

Në kovën e verdhë,
lëpihet një mi,
del, të kilikos,
kilikiliki...(varet nga kapaciteti i mushkrive)


Image from: here

Vargje të tjera nga "perandoria7":
Insektet në punë
Vargje zbavitëse për bebusha ...
1-2-3



4 comments:

  1. Pershendetje Arta

    Jam kafshe e madhe
    notoj ne oqeane e dete,
    rritem me qumesht si bebe,
    por s'mbeshtillem pelene,
    sepse jam...


    Titullimin ta le ty!
    Faleminderit
    Perandoria7

    ReplyDelete
  2. Te lutem shto nje "me" pas fjales
    "mbeshtillem"
    Te faleminderit dhe te lumte per
    kontributin ...

    perandoria7

    ReplyDelete
  3. Kam nje shok,
    E kam si mij,
    Me ate luaj perdite,
    She mesimet I mesojme,
    Kur vjen Ora I mbarojme.

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.