Wednesday, June 25, 2008

Ç’ke harruar moj Valbonë?



Sot, kur shkonim për në shkollë,
Pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Ç’ke harruar në shtëpi?

Mos vallë stilolapsin,
Mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?

Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gje s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.

Autori: Tahsim Gjokutaj

3 comments:

  1. Wow! Flm per prurjen. E mbaj mend kete vjershe qe kur isha femi.

    Me ktheve ne kohe/ Ela

    ReplyDelete
  2. Ela,

    Mireseerdhe,

    Te pres perseri,

    Arta

    ReplyDelete
  3. shume faleminderit per vjershat. ende i mbaj mend. oh sa vite kane kaluar...

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.