Tuesday, March 25, 2008

Bretkosa që do te trashet sa një ka


Bretkosa sa një ve,
pa një ka sa një deve
dhe nakari nuk' e la,
desh të trashet sa një ka.

Kur vu këtë gjë ndër mend,
vate u shtri ndë një vend
duke ngrën' e duke pirë,
që të fryhet sa më mirë.

— Shihni, shihni, sa u rrita, —
thërrit' e thoshte përdita.
— Mos u mburr' e mos u mbaj, -
i thoshnë shoqet e saj.

— Shihni, nuk jam sa demi?
— Jo! — Shikoni. — Jo, të themi.
— Pa shikoni këtë bark
si të kaut. — Jo, je larg! —

Bretkosa, nga marazi,
u fry, u fry gjersa plasi.

Shumë njerëz ndë këtë botë
thonë se janë të zotë;
si bretkosa mendohen
mburren e lëvdohen.


Origjinali: Ezop
Shqiperimi: Anton Z. Cajupi

7 comments:

  1. lol oriigjinali nuk eshte ezop, por la fonten e ngaterron me dhelpren dherrushte me duket :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Bravo, la fonteni e ka shkruajt e mbaj mend kur e kam bërë në klasen e 5 sot e 20 vjet më par. Kur shkonin të pjesa "nakari" skuqeshim :)

      Delete
  2. I dashur anonim:

    Keto fabula, perfshi edhe "dhelpren me rrushte" edhe disa te tjera qe une i kam ne liste ti shkruaj, por po mundohem te gjej shqiperimet me te mira, (sic eshte kjo e Cajupit), e kane origjinen tek Ezopi.

    La Fontain, fabulist i mrekullueshem francez, i ka vargezuar pothuaj te gjitha keto fabula. Ja ku eshte dhe dhelpra dhe rrushte:

    La Fontaine : Le Renard et les Raisins

    Certain renard gascon, d’autres disent normand,
    Mourant presque de faim, vit au haut d’une treille
    Des raisins mûrs apparemment
    Et couverts d’une peau vermeille.

    Le galand en eut fait volontiers un repas;
    Mais comme il n’y pouvait atteindre:
    «Ils sont trop verts, dit-il, et bons pour des goujats.»
    Fit-il pas mieux que de se plaindre?

    Faleminderit,
    Arta

    ReplyDelete
  3. ke harruar te shruash 'ujku dhe gomari' eshte nje fabul e bukur....shruje arta...:)

    ReplyDelete
  4. faleminderit per sugjerimin @n@, e vura ne liste :)

    ReplyDelete
  5. pershendetje Arta

    jam nje nene
    mendoj se puna e bere nga ju eshte shume e arrire.
    do te doja qe te kishim informacion per Ezopin ,jeten e tij
    gjithe te mirat

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.