Wednesday, February 4, 2009

Vargje zbavitëse për bebusha ...



A e dini çfarë bën(emri i vogëlushit) kur mërzitet?
Luan me babin (mamin) e tij, dhe zbavitet.
Përkulu,drejtohu,
përplas këmbët,rrotullohu,
Përkulu,drejtohu,
përplas duart,rrotullohu,
Përkulu,drejtohu,
puthe babin (mamin),rrotullohu.
...
(përmend cdo lloj veprimi që të vjen ndër mend)


Disa vargje të tjera zbavitëse për të vegjlit nga përdoruesi i Albforumit "perandoria7". Disa vargje të tjera nga i njejti burim janë edhe ato që unë i titullova "1-2-3".

Image from Clipart guide

3 comments:

Anonymous said...

Te falenderoj per perpjekjet qe ben per arsimimin e vogelusheve,Arta!

Pershendetje nga Anglia
Perandoria7!

Arta said...

E dashur perandoria 7!

Jam shume e lumtur qe me ke ardhur vizite! Te urdherosh gjithmone :)

Kjo eshte nje pune e madhe dhe une kam fillur te harxhoj shume kohe. Sidomos po mundohem qe permbajtjen ta mbaj krejtesisht per femije. Dhe kjo eshte e veshtire.

Por me gezon mendimi, se kjo po behet nje librari shume e bukur, dhe do tju sherbeje shume femijeve dhe prinderve qe kane pak kontakt me gjuhen shqipe!

Pershendetje te perzemerta,
Arta

Anonymous said...

Nese te pelqen vjersha e meposhtme
postoje,ilustroje,demonstroje...


NGJYRAT

Lakuriqi i verber
i pyllit te gjelber
dhe ketri i kuq
rane ne pellg pelltuq!

Korbi i zi
kendon mbi selvi,
kra kra kra kra
kri kri kri

Prane detit i kalter
furgoni bardhe e gri
po sjell akullore
pip pip pip tek ti

Ne koven e verdhe
lepihet nje mi
del,te kilikos
kilikiliki...(varet nga kapaciteti i mushkrive)


P.S Vazhdoni me tutje me qellimet e tua fisnike ARTA!
Me admirim
perandoria7