Për vogëlushët, për fëmijët tanë
Për të mos harruar ...
Thursday, April 21, 2011
SYTË E KALTËR
Sytë e kaltër
që kam unë
e gëzojnë
babin shumë,
kur në dhomë
hyn çaplehtë,
pas peshkimit
nëpër det.
Ç’gjë të bukur
kam në sy?
Babi detin
sheh aty.
Nga libri “Libri i Dëshirave”
FERDINAND LAHOLLI
Përgatiti Hiqmet Meçaj
‹
›
Home
View web version