Tuesday, October 30, 2007
Kur kthehem nga shëtitja
Kur kthehem nga shëtitja,
Me vete marr ca lule,
Në supe dhe në zemër,
plot zogj me vinë dhe ulen,
Do marr gjithmonë me vete,
Në fushë dhe në mal,
Aroma lulesh tinguj,
Dhe shokëve ua fal.
Do marr gjithmonë me vete,
Një dorë gjelbërim,
Për nënëzën e dashur,
Dhe për babain tim.
Monday, October 29, 2007
Kënga e gjyshes
Kënga e gjyshes
Tregon gjyshja nga herë,
na ishte seç na ishte,
na ish një herë një djalë,
si veten shokët kishte.
Dhe unë duke dëgjuar,
shikoj me sytë e mi,
një trim duke luftuar,
për fatet e lirise.
Refreni:
I ëmbël zëri i gjyshes,
kur ngjarjen më tregon,
e lehtë dorë e saj,
mbi krye më ledhaton.
I ëmbël zëri i gjyshes,
kur ngjarjen ma tregon,
e lehtë dorë e saj,
mbi krye më ledhaton.
Tuesday, October 23, 2007
Kënga e globit
Në përvjetor të ditëlindjes tënde,
Ke plot dhurata mbi tavolinë,
Dhe në mes tyre një glob të vogël,
Shokët e klasës ta kane sjellë,
Dhe në mes tyre një glob të vogël,
Shokët ta kanë sjellë,
Rreth e rreth përqark,
Globi rrotullohet,
Fluturojnë mbi të,
Gjithë kontinentet,
Ja atdheu ynë,
Ja përmes kaltërsisë,
Shqipëria ime,
Ja ku është.
Fushës qiellore, nëpër kristale
Fluturon globi e mban në shpinë
Rrugë dhe pemë, zogj e limane
Zjarre qytetesh që natën ndrijnë
Shpresa e njerëz, erë e tufane
Globi i mban mbi shpinë
Rreth e rreth përqark,
Globi rrotullohet,
Fluturojnë mbi të,
Gjithë kontinentet,
Ja atdheu ynë,
Ja përmes kaltërsisë,
Shqipëria ime,
Ja ku është.
S'bie shi pa re
Mbrëmja qetë kur u qas,
Nëntë herë ki-ki-ki,
Këndoi gjeli mbi çati,
Gjyshja tha do bjeri shi.
Por Petriti vëllai im,
Që di mirë çdo mësim,
I tha gjyshes kur s’ka re,
Jo nuk bie shi mbi dhè.
Gjyshe,
Macja le të lahet,
Prap do të thahet,
Gjeli të këndoje,
Sa herë të dojë,
Po nuk pati re,
Po nuk vetëtiu,
Po nuk bubulliu,
S’bie shi mbi dhè.
Për një shkronjë
Kënga e flutures
Monday, October 22, 2007
Kënga e zogut
Sa shumë dëshirë un’ kisha,
Të ngrihem në hapësirë,
Si zog të fluturoja,
Në qiellin tim të lirë,
Një zogu un’ iu luta,
Që krahët të mi japë,
Një herë të fluturoja,
Pastaj tia ktheja prapë,
U ngrita mes reve,
E lumtur, shend’ e verë,
Dhe zogun e lashë,
Unë me krahë të prerë,
M’u duk shumë i mërzitur,
Dhe zbrita prapë në tokë,
Dhe fort e përqafova,
Si mik edhe si shok,
Dhe nisëm të dy tok,
Ne me mijëra fluturime,
Ai me krahët e tij,
Dhe unë me këngën time.