Atdheu
I mora A-në atit,
në të ishte dhe nëna,
i mora T-në tokës,
në të ishte edhe zemra,
i mora D-në detit,
në të ishte dhe qielli,
i mora H-në hënës,
në të ishte dhe dielli,
i mora E-në erës,
në të ishte dhe shiu,
i mora U-në ujit,
në të ish' dhe njeriu,
i lidha gjithë bashke
dhe gjeta,
ATDHEU-n.
Autori:
13 comments:
Me pelqeu shum shum, faliminderit qe e keni vendour ketu :)
mua me ka pelqyer shum une i dua shum vjershat per femi me pelqejne jasht mase
eshte nje vjershe shume e bukur e kam lexuar disa here dhe nuk me ka merzitur duke e lexuar nuk jam lodhur kurre duke e lexuar.....te kujton atdheun dhe ndjen mall per te shume...
me pelqeu shum kjo poeziiii
djellza, aurora dhe rina,
ju falenderoj nga zemra,
sa emra te bukur kane vajzat e memedheut tone :)
ju pershendes,
edhe une te pershendes ty shummm nuk ka emra me te bukur se te memedheut ton
ka shume kuptim dhe eshte shume e bukur
ne te vertete me pelqen shume kjo poezi dhe i falenderohem faqes per vogelushet , per femijet tane .kjo vjershe me ndihmoi shume qe ta realizoje nje hartim te bukur prandaj i falenderohem faqes bukur Me respekt nga Gentiana Reka KL.5'3 fsh Cellopek shkolla "7 Marsi "
hamamin e mire kjo poezi
kjo eshte nje vjershe vertet shume e bukur!
Poezia eshte e Odhise Grillos
Mesa mbaj mend une pjesa e fundit eshte: I mblodha te gjithe bashk e si ylber shkelqeu e para kryefjale e fjaleve Atdheu... ka dhe me rime keshtu :)
Po vjesha e marigos.marigoja vajz e mir po qendis ne eresir..... A mun te me thoni si vazhdon ju lutem
Post a Comment