Tuesday, February 10, 2009

Një kritikë për matematikën

Shënim: Ditët e fundit faqja e vogëlushëve ka patur shumë kërkesa për vjerrsha për 17 Shkurtin. Në pamundësi të gjeja vjerrsha të atilla, mendova të sjell këtu një poezi të një poeteje kosovare, Drenusha Zajmi-Hoxha.



Sa herë që kemi orë matematike,
Koka ime ndodhet në gjendje kritike,
Kot që thonë se është lëndë e mirë,
Atëherë pse duhet të jetë kaq e vështirë?


Ca vija të drejta që askund s’takohen,
Segmente,katrorë të gjitha m’ngatërrohen,
Ca emra t’vështirë nuk m’i thotë dot buza,
Sinus e kosinus, pastaj hipotenuza.

Shumë numra të panjohur iks e ypsilon,
Mblidh e zbrit tërë ditën,asgjë nuk fiton,
Dhe pastaj ç’na qenka dhe ky numri Pi,
Këtë 3.14 s’e mban mend dot njeri.

Tërhiq diagonalen saktë me vizore,
Mat e ç’mat syprinën,nxirr rrënjën katrore,
Këndngushtë,kënddrejtë apo këndgjërrë,
Çfarë rëndësie ka, trekëndësha janë të tërë.

Dhe t’ju them të drejtën, le ta dijë gjithë bota,
Mua këto veprime më duken thjesht të kota,
Trurin tim s’kuptoj pse ta mundoj të gjorin,
Kur në xhep gjithnjë, mbaj kalkulatorin.

Nëna ime e mirë shpesh më jep kritikë,
Nuk mund të ecë bota, pa matematikë,
Pjestim dhe shumëzim, mbledhje edhe zbritje,
Në çdo hap të jetës, kërkohet llogaritje.

Se ajo ka të drejtë, edhe unë pajtohem,
Të mësoj matematikë, prapë do të mundohem,
Tani e kuptova dhe do ta mbaj mend prore.
Sa shumë vlerë kanë formulat matematikore.

Autori: Drenusha Zajmi-Hoxha
Image from: here

Një poemë tjetër e përshtatshme për 17 Shkurtin: Jam Shqiptar e Kosovar nga Mitrush Kuteli.

5 comments:

ISLI said...
This comment has been removed by the author.
Arta said...

Isli,

Je i mirepritur.

Jam shume e gezuar qe kjo faqe te ndihmon ne shkolle...

Shume faleminderit.
Arta

Unknown said...

na duhen ca vjersha te reja per vitin e ri per femijet se

Arta said...

Po Eli, ke shume te drejte.
E kam rrahur internetin mbare e prape, nuk gjeta :(

Vitin tjeter tani.

Loni said...

Shum Faqe E Mir...