Monday, January 19, 2009

Kush i thotë dot?


Të shikojmë kush i thotë dot shpejt e shpejt e pa u ngatërruar ...


1.
Kupa me kapak, kupa pa kapak,
kupa me kapak, kupa pa kapak...

2.
Karikaturisti karikaturoi një karikaturë karakteristike!

3.
Vera ikte, vjeshta vinte, vera vjeshten s'e arrinte.

4.
Dhe dhe, dhe dhe more...

5.
E shes thesin, s'e shes thesin!

6.
Plepi plak i plasur, pak palcë paska pasur!

7.
Thimi thuri me thupra thane të thata një thark për thiun, dhe therri thiun thinjosh me thikë therrëse në thertore.

Shtojca nga ELAIS:

4b. Dhe dhe, dhe dhe more, dhe more, se dhe dhe.

6b. Pesë sëpata plaka presin pesë plepa pleq. Plepi më plak ka palcë më pak.



Image from here

8 comments:

ELAIS said...

Pershendetje e faleminderit qe na i kujtove keto zgjidhese gjuhe.

Nje shtese (nese me lejon) tek numri kater:

Dhe dhe, dhe dhe more, dhe more, se dhe dhe.

Ja dhe nje tjeter e ngjashme me nr 5:
Pese sepata plaka presin pese plepa pleq. Plepi me plak ka palce me pak.

Arta said...

E dashur Elais,

Me gezove shume qe te ra rruga ketej. Te mirepres perseri...

Arta

p.s.: I shtova edhe keto tek lista...

Anonymous said...

Nje version tjeter eshte edhe ky:

Plepi plak i plasur, sa palce paska pasur.

justbe said...

Te shtoj dhe nje tjeter une?
Tharku i thiut thuret me thupra thane.

Anonymous said...

e hena e pyeti te marten qe ta degjonte e merkura se a e dinte e enjtja se e premtja i kishte thene te shtunes se e djela eshte pushim

RAMADANI said...

KUPA ME KAPAK,KUPA PA KAPAK


Janary 20.01.2017

Anonymous said...

mhanksh ����

Anonymous said...

Hipa majë vidhit, zbrita nga maja e vidhit, piva ujë në rrëzë të vidhit...