Thursday, January 15, 2009

Arushi që kërkonte babanë

Pylli ishte zgjuar si përditë. Zogjtë fluturonin dhe i jepnin pyllit ëmbëlsi me cicërimat e tyre. Kafshët luanin me njëra-tjetrën. Të gjithë ishin të gëzuar.
Por, papritur, këtë atmosferë të bukur e prishi një e qarë. Lepurushi, ketrushi dhe iriqi që ishin duke kërcyer ndërprenë vallen dhe u drejtuan nga vinte e qara.
Kur miqtë panë një arush të vogël të ulur mbi një gur dhe qante.
- Pse po qan? - e pyeti lepurushi.
- Kam humbur babin. - tha arushi duke qarë.
- Po si e ka emrin babi yt? - i tha iriqi.
- Babi. - tha arushi i vogël.




Kafshët e tjera qeshën. Arushi i vogël vazhdon të qajë me lot.
- Si thoni shokë, ta ndihmojmë arushin që të gjejë babanë? - tha lepurushi
- Ta ndihmojmë, ta ndihmojmë - thanë të gjithë miqtë e pyllit.

- Do vij dhe unë me ju që t'ju ndihmoj të gjeni rrugën. - tha një zog i bukur.
- Hipni në makinën time - tha ketrushi, dhe të gjithë së bashku u nisën që të takonin të gjithë arinjtë e pyllit. Njëri prej tyre duhet të ishte babi i arushit të vogël.

Dha ja ndaluan para nje Berberhane ku punonte si berber një ari.
Ariu berber po qethte një cjap.
- Më falni - tha lepurushi - mos është ky arushi djali juaj?
- Po unë jam beqar mor i uruar - ia ktheu ariu berber dhe po qeshte me të madhe. Qeshi edhe cjapi. Miqtë u turpëruan, kërkuan falje dhe u larguan.

Miqtë u nisën drejt rrobaqepsisë te ariu rrobaqepës.
Ai po qepte pantallonat e nje gomari.
- Po ku i ke grisur kështu pantallonat more gomar? - tha ariu.
- Në ferra usta - ia ktheu gomari. - Usta, u bënë gati?
Tha ariu dhe nxorri kokën nga prapa perdes së dhomës së nderrimit.

Ndërkohë hynë miqtë tanë.
- Më falni - tha lepurushi - mos është ky arushi djali juaj?
- Fëmijët e mi nuk largohen kurrë nga shtëpia pa leje - tha ariu rrobaqepës pa e kthyer fare koken që të shihte.

Miqtë u nisën drejt ariut peshëngritës.
- Më falni - tha lepurushi - mos është ky arushi djali juaj?
- Mmmm- ia bëri ariu dhe i tregoi miqve fëmijët e tij që ishin radhitur në stërvitje.
- Femijët e mij nuk janë ngordhalaqë - shtoi ariu...

Miqtë të dëshpëruar u nisën drejt ariut fotograf.
- Më falni - tha lepurushi - mos është vallë ky arushi djali juaj?
- Jo - tha ariu,
- Ju lutem, na ndihmoni të gjejmë babanë e këtij arushi se ky nuk mban mend as emrin. Iu lut ketrushi ariut fotograf.
- Patjeter, - tha fotografi - unë do ju tregoj fotografitë e gjithë arinjve të pyllit tonë.

Arushi i vogël shikon me rradhë në fotografi ariun gjuetar, ariun berber, ariun rrobaqepës, ariun peshëngritës, ariun artist, ...

Arushi i vogel u hodh nga gëzimi dhe thërriti.
- Babi, babi ime, babi ime!

Të gjithë u kënaqën. Ariu fotograf i bëri një fotografi të gjithë miqve dhe ata u nisen drejt cirkut. Sa arritën te dera, arushi i vogël filloi të thërriste.
- O ba, babi!
Ariu artist dëgjoi zërin dhe doli. Arushi iu hodh ne qafë, e puthi dhe i tha.
- Babi, unë humba!
Ariu artist i falenderoi kafshët e pyllit që e kishin ndihmuar djalin e tij dhe i ftoi të gjithë për të parë shfaqjen e cirkut.

3 comments:

Anonymous said...

na ishte nje her nje vajz qe quhet kuselkuqja ajo kishte deshir te shkonete te gjyshja. Ajo nje dit shkonte te gjyshja e ema tha ki kujdes nga ujka ajo duke shkuar duke bmledh lula ajo shkoii atje aty nuk ishte gjyshja po ujku , keselkuqja tha gjyshe pse i ki vesht e mdhaj me ndegju ma mir pse e ki syt tmdhaj me shiku ma mir e pse e ki gojen kaq te madhe met hanger ty . Ujku i gellditi gjyshen dhe keselkuqen dhe afr aty ishte nje fshatar aj kishte ndegjuar se kishte gelldit ujku gjyshen dhe keselkuqen ai shkoii dhe ja shkepi barkun dhe inzorri dhe fshatari e mbyti ujkun dhe gjyshja keselkuqja eema ishinn te lumtur

Anonymous said...

ku mund ta shikoj si film arushi qe kerkon babin?

Arta said...

Nuk e kam gjetur dot! Do ta postoj kur ta gjej,