Monday, November 3, 2008

ariu dhe dhelpra


” E pandehur, te kane pare
drejt kotecit duke ngare
nje kerriç e nje gomar.
me nje fjale , dy deshmitare…
Ç’ke te thuash me ne fund?”
dhe ariu putren tund.

“S’e mohoj , eshte e vertete
qe me pane ata dy vete.
Mirepo une , ne me latë,
do te sillja ne gjykate
nja dyqind qe s’me kane pare…
Apo jo , zoti gjyqtar? ”

Nga Ferit Lamaj

7 comments:

jp-i said...

Pershendetje,Zonje Arta.
Une jam studente japoneze qe po mesoj ghuhen shqip.
Blogu juaj eshte shume i vlereshem edhe per mua qe ende nuk di shqip.
Atehere kam nje pyetje. Keta vjersha jane origjinal shqipetar ose shqipetar e te huaj?Me interesojne shume!! Pa tjetar, edhe vjershe tuaj;)

ShkoderZemer said...

Te lumshin duart per kete blog shume i nevojshem per te gjithe. Jam admin i ShkodraOnline.com dhe i futa ne forum videot e tuja. Te lumshin duart edhe nje here

Arta said...

E dashur jp-i

Jam shume e lumtur qe po perfitoni nga ky blog.

Ketu une shkruaj vjerrsha dhe kenge per femije shqip. Keto jane te gjithe nga autore shqipetare. Te shumtat jane ato qe une mbaj mend nga femijeria. Por edhe shume miq e shoke me shkruajne e-mail dhe me kane derguar libra dhe materiale te tjera. Keto, une mundohem ti shtoj ketu ne menyre qe te jene te organizuara ne nje librari te vogel.

Te mirepres gjithmone,
Arta

Arta said...

E dashur ShkoderZemer,

Te falenderoj nga zemra, dhe te mirepres gjithmone.

Arta

jp-i said...

E dashur arta
faleminderit per pergjigje.
Akoma kam nevoje shume kohe per te lexuar keto vjerrsha dhe kenge, sepse shpesh here une duhet te perdor fjalor ;P
Por someday dua te lexoj dhe perkthej te gjithe!!!

pershendetje

Arta said...

Faleminderit jp-i,

Shqipja jote eshte shume e paster, me ka lene shume pershtypje te mire :)

Mirupafshim

noizy said...

kjo eshte shume e bukur...ua kam treguar pothuajse te tereve