Wednesday, October 29, 2008

Pamje vjeshte



Shkoi vera
.....Si hije,
Fryn era,
.....Shi bie.

Lart qielli
.....Si plumbi,
Shkoi dielli,
.....Na humbi.

S'ka jetë-
.....Ra brymë,
Bar, fletë
.....Pa frymë.

Rri zogu
.....Te hajë,
Te shtogu
.....Mi majë.

Ka gojë;
.....Do jetën,
Ta rrojë
.....Të shkretën!

Gjahtari
.....Del gjahut;
Druvari
.....Dru krahut.

Del bujku
.....Mbleth berrat;
Te ujku,
.....Nër ferrat!

Larg fshatit
.....tingllime...
Rreth shtratit:
.....Dëfrime!

Asdreni (Alexander Stavre Drenova)

1 comment:

Unknown said...

Ka kaluar ajo kohe qe duhej ti mesonin permendesh keto vjerrsha, se di pse ende i obligojne femijet ti mesojne permendesh keto vjersha koti, kur kan se qa te ngarkojn trurin me mesime shume me te vlefshme.