Monday, March 3, 2008

Nëna ime



Nëna ime e dashur
Sa shumë të dua
Ti gjithmonë ke patur
Shumë durim me mua


Pranë më qëndron
Kur jam e sëmurë
Natën më përgjon
Mos kam temperaturë


Ti për mua je
Thesar i paçmuar
E gjithë bota je
Diell i pashuar!

No comments: