Saturday, December 8, 2007

Kënga e Vitit te Ri


Ja na erdhi Viti i Ri,
sa jam e gëzuar,
Porsi unë cdo fëmijë,
pret per ta festuar,

Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej',
me këngë e me valle.

E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë në pyje,

plot dhurata përsëri,
do më sjellë mua,
babagjyshi i Vitit Të Ri,
oh sa fort të dua.

2 comments:

Anonymous said...

me kenaqe me kete blogun, sidomos me kete kengen se ja kendoj marenit por deri tani i kendoja vetem dy strofat e para dhe te tjerat ja fusja kot. bruna

Anonymous said...

femejet duhet qe gjithmone te besojne te babagjyshi!!!!